Kelmendi premton mbështetje për bizneset e vogla, fermerët dhe blegtorët

Reçan | 12 Dhj 2016 | 19:34 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi sot Reçanin.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Kelmendi i shoqëruar nga ministri pa Portofol, Rasim Demiri, ka zhvilluar një takim me banorët e Reçanit dhe fshatrave përreth, përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe komuniteteve tjera që banojnë në këto zona, si dhe përfaqësues të bizneseve.

Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, për gjitha bizneset në Reçan dhe fshatrat e kësaj zone.

“Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për bizneset e vogla, fermerët dhe blegtorët. Në fokus kemi edhe zbutjen e papunësisë”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi, duke theksuar se për këtë qëllim po punohet për hapjen e bizneseve të reja.

Më tej, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se me pakon e dytë fiskale do të krijohen lehtësira më të mëdha për bizneset vendore.

Ministri pa Portofol, Rasim Demiri, falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për përkushtimin e tij dhe të Qeverisë për të ndihmuar Reçanin dhe fshatrat tjera të kësaj zone.

Ai kërkoi që Qeveria t’i kushtojë rëndësi më të madhe sektorit të bujqësisë përmes granteve.

Në këtë takim, banorët e fshatrave kanë shtruar shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen, dhe për të gjitha këto ata kanë marrë përgjigje nga zëvendëskryeministri Kelmendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme