Këmbëngul Haradinaj: Nuk di me ju kallxu sa njerëz janë kanë në kafiqa, se në luftë po

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 09:50 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuar në emisionin Argument Plus  dhe për çështjen e listave të veteranëve të rremë ishte temë diskutimi për të gjithë, e këtë e diskutoi edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke dhënë mendimin e tij për këtë veprim të vendosjes së veteranëve nëpër lista.

Sipas tij, të gjithë kanë krijuar përshtypjen se ka pasur shumë më pak ushtarë në luftën për çlirim të Kosovës, sesa ka pasur në të vërtetë.

Ai foli për zonën e Dukagjinit ku ishte komandant vetë, duke thënë se shumë nuk e kanë marrë statusin e veteranit edhe pse iu takon, e shumë të tjerë kanë vdekur gjatë këtyre 20 viteve sa nuk është arritur të bëhet klasifikimi i tyre.

Kryeministri krahasoi çështjen e veteranëve me Kroacinë, duke deklaruar se ata paguajnë 500 mijë persona për çmimin e lirisë, e nëse këto pagesa iu duken të larta institucioneve kosovare, atëherë sipas tij të mos i marrin askush, ose të mos lihen jashtë ata që vërtetë kanë luftuar.

Vetëm në zonën e Dukagjinit sipas Haradinajt kanë qenë mbi 50-60 mijë njerëz pjesëmarrës në luftën çlirimtare, duke deklaruar se Dukagjini “kanë luftuar i madh e i vogël”, e këtë e di më së miri ai, pasi se ka lëshuar as edhe një orë Kosovën gjatë kohës së luftës. “Unë s’di me i kallxu dikujt sa njerëz jon konë në Stankovec, se s’jom konë aty.

S’di me t’kallxu sa njerëz jon konë nëpër kafiqa qetu, po unë di me t’kallxu çka ka ndodhë n’Dukagjin”, deklaroi Haradinaj.

Ai përfundoi mendimin e tij duke theksuar se nuk ka arsye të gënjejë për vota, pasi që 20 vite është me 10%. “Na e kem bo se kem besu në liri, kemi dhonë njerëz.

Shkelzeni e Luani s’marrin vota hiç. Nuk e flliqim atë rrugë të lirisë“, ka përfunduar kryeministri Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme