“Kemi bindje se Saimir Tahiri është pjesë e grupit kriminal ‘Habilaj'”

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 12:58 | Nga

“Kemi bindje se Saimir Tahiri është pjesë e grupit kriminal ‘Habilaj’”.

Kështu është shprehur prokurori i çështjes “Tahiri”, Besim Hajdarmataj në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve ku po shqyrtohet kërkesa për heqjen e imunitetit të Tahirit.

Ai ka thënë gjithashtu se procedimi penal është regjistruar tre ditë më parë, 17.10.2017, pas shkrimeve në mediat italiane, shkruan gazeta shqiptare Shqiptarja.com.

Kjo ka sjellë reagimin e përfaqësuesve të mazhorancës të cilët pretendojnë se Prokuroria nuk ka prova konkrete, por i referohet asaj që kanë shkruar mediat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme