Kenan Spahiu është bërë me skuadër të re. Basketbollisti prishtinas ka arritur marrëveshje me ekipin e Besiktasit.
Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi zgjatje edhe për një sezon.
Kujtojmë se 21 vjeçari sezonin e kaluar ka luajtur për Pinar Karsiyaka, ku ka pasur 7.6 pikë, 4.2 kërcime dhe 3.5 asistime për ndeshje.