Kendall Jenner flet hapur për problemet me ankthin: Nganjëherë mendoj se po vdes

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse ka milionat, Kendall Jenner na kujton se ajo është thjesht një vajzë e zakonshme që përballet me probleme si të gjithë të tjerët në botë.


Modelja amerikane Kendall Jenner u hap dhe vendosi të flasë për shëndetin e saj mendor në një intervistë të re me revistën Vogue, kopertina e së cilës zbukurohet këtë muaj.

Gjegjësisht, modelja e famshme dhe ylli i “Keeping Up With the Kardashians” këtë herë ishte e sinqertë në lidhje me luftën e saj me shëndetin mendor, duke zbuluar se ndonjëherë ndihej sikur po “vdiste” për shkak të ankthit.

“Mbaj mend që isha me të vërtetë e vogël, do të thosha se isha 8, 9 ose 10 vjeç dhe kisha problem me frymëmarrjen dhe shkova te nëna ime dhe i tregova asaj”, tha Jenner për Vogue.

Ajo zbuloi se ndërsa karriera e saj përparonte, ankthi i saj përkeqësohej.

“Unë mendoj se mbingarkesa më ka nxjerrë jashtë kontrollit,” tha ajo.

“Ndonjëherë ndiej që duhet të dërgohem menjëherë në spital, sepse mendoj se zemra ime po ndalon së punuari, nuk marr dot frymë dhe kam nevojë për dikë që të më ndihmojë. Ndonjëherë mendoj se po vdes”, tha Kendall.

Pavarësisht pasurisë së madhe dhe suksesit, 25 vjeçarja, Jenner kujtoi të gjithë se ajo është thjesht një vajzë e zakonshme.

“Nuk ka të bëjë me atë që dikush ka, ka të bëjë me të gjithë që kanë ndjenja,” përfundoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme