Kendall Jenner është paditur për 1.8 milion dollarë (1.5 milion euro) pasi dyshohet se ka anashkaluar realizimin e një fotosesioni për shtëpinë e modës Liu Jo.
Jenner, 25 vjeç, thuhet se ra dakord të punojë në dy fushata reklamuese për markën, por që fotosesioni me Liu Jo nuk u realizua për shkak të pandemisë COVID-19.
Ndërsa ekipi i saj këmbëngul se fotografitë nuk janë realizuar kurrë për shkak të konflikteve të planifikimit, Liu Jo po kërkon dëmshpërblim duke pretenduar se ekipi i Jennerit ka refuzuar “të gjitha ofertat e kompromisit të Liu Jo-së’, sipas tabloidit TMZ.
Kendall ishte paguar me 1.3 milion dollarë në shkurt të vitit 2020 para fotosesionit, kështu që kompania po kërkon të rimbursohet për këtë, si dhe të kërkojë dëmshpërblim shtesë, shkruan DailyMail.
Në vitin 2019, Kendall thuhet se ra dakord të bëhej modelja prezantuese për dy sezone për shtëpinë e modës Liu Jo.
Ajo ishte prezantuese e koleksionit të tyre, pranverë/verë 2020.
Kur pandemia filloi përhapjen në vitin 2020, planet për të xhiruar fushatën e reklamuese të Liu Jo, vjeshtë/dimër 2020 shkuan poshtë.
Në regjistrimet e tyre, Liu Jo pretendon se ata ofruan të riplanifikonin për një kohë që të punonin me Kendallin në vjeshtë të vitit 2020, por ajo “përfundimisht hodhi poshtë të gjitha ofertat e kompromisit të Liu Jo për mirëbesim”.
Liu Jo më tej pretendon se ata ofruan të realizonin një fotosesion gjatë tetorit 2020, kur ajo ishte planifikuar tashmë të ishte në Itali, por iu tha se kjo nuk ishte e mundur.
Marka pretendon se është e qartë se Jenner nuk ka “qëllim të përmbushë kontratën e saj”, kështu që ata vendosën ta paditin.
Ekipi i Kendall Jennerit thotë se ata kanë bërë shumë përpjekje për të bërë kompromis me Liu Jo, duke ofruar të organizojnë një fotosesion në ShBA.
Burime të tjera thonë se modelja nuk ka ndërmend të prishë marrëveshjen e saj dhe i tha TMZ-së se është “për të ardhur keq” që marka i çoi gjërat në gjyq.
Sipas burimeve të brendshme ajo është “ofruar me dëshirë për të përfunduar shërbimet duke respektuar angazhimet e saj”, raporton Telegrafi.
Agjencia e Kendallit, ‘The Society Management’ foli për TMZ, duke e quajtur padinë ‘të panevojshme’.
“’The Society Management’, në emër të zonjës Kendall Jenner, i ka ofruar vazhdimisht Liu Jo datat dhe vendet alternative për të përmbushur një marrëveshje që u detyrua të vonohej për shkak të pandemisë së coronavirusit”, kanë thënë ata.