Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i bën kudo krenarë shqiptarët me suksesin e saj.
Pak ditë më parë, ajo solli bashkëpunimin e saj më të ri me Silk City, Diplo dhe Mark Ronson.
“Electricity” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është pritur mirë nga fansat, dhe në vetëm pak ditë ka arritur shifrën e afro 10 milionë klikimeve në YouTube.
Kjo këngë është pëlqyer edhe nga shqiptarët, ndonëse në fillim me lansimin e saj, jo gjithçka shkoi mirë.