Këngëtari britanik po vuan nga tumori në tru

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 16:30 | Nga

Këngëtari britanik, John Newman, ka thënë se i është rikthyer tumori në tru, dhe i ka informuar fansat e tij se nuk kanë asgjë për tu shqetësuar për të.

26 vjeçari i njohur për hitin “Love me Again”, e kishte kuptuar për herë të parë se kishte tumor në tru, pasi kishte filluar të verbohej në vitin 2012, raporton The Independent.

Tumori që i është rikthyer, nuk është kërcënues për jetën e tij mirëpo përmban shumë qeliza kancerogjene të cilat Newman duhet t’i heqë me operacion dhe radioterapi gjatë këtij viti.

Ai ka thënë se po i njofton të gjithë njerëzit për të ngritur vetëdijen në botë, për t’i bërë testet e analizat mjekësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme