Këngëtarja amerikane, Kalie Shorr rezulton pozitive me Coronavirus

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Një person tjetër i famshëm ka njoftuar se është duke luftuar me virusin Corona dhe këtë herë është artistja amerikane, Kalie Shorr.

Ylli 25-vjeçar mori rrjetin social, Twitter të hënën për të diskutuar rreth diagnozës së saj.

“Megjithëse u vetë-izolova për tre javë, unë arrita të kontraktoja COVID 19”, deklaroi Shorr. “Ndihem ndjeshëm më mirë, por kjo është e rrezikshme dhe ngjitëse. Është padyshim zhgënjyese të shohësh njerëz që nuk e marrin seriozisht këtë”.

Në një postim të veçantë, këngëtarja e hitit “Lullaby” shpjegoi se me çfarë ishte përballur në fazat e hershme të virusit.

“Ditët e para ishin absolutisht të mërzitshme. Asnjëherë nuk jam ndjerë kështu më parë”, shpjegoi Shorr.

“I gjithë trupi im ishte në dhembje, kam humbur plotësisht ndjenjën time të shijes dhe erës”.

Shorr njëherësh bashkohet me një listë të të famshmëve që janë prekur nga coronavirusi, përfshirë Tom Hanks, Rita Wilson dhe Idris Elba. 

Të ngjashme