Këngëtarja e metrosë nuk ndalet, dëgjoni performancat tjera

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Charlotte Awbery, këngëtarja që u bë e famshme brenda natës pasi  u ndal nga gazetari i mediave sociale Kevin Freshwater në metro për një lojë të njohur si “Finish The Lyrics”, ka mahnitur sërish.

Awbery ishte duke dalë me shoqërinë dhe ishte duke ecur nëpër London Tube (Transporti Nëntokësor i Londrës) kur u ndal nga Kevin i cili i kërkoi ta vazhdonte tekstin e këngës “Shallow” nga filmi “A Star is Born”.

Awbrey e vazhdoi këngën tejet bukur dhe klipi i publikuar më pas u bë viral.

Pas kësaj ajo u ftua tek Ellen, ku performoi sërish këngën dhe tregoi që ishte babai i saj që i kishte thënë të mos ndalej kurrë së kënduari.

Vec kësaj ajo ka këndar edhe disa këngë bashkë me Kalen Allen, të cilat janë publikuar në kanalin e Ellen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme