Keni probleme me tretjen, zbuloni recetën me fiq të thatë

Prishtinë | 19 Kor 2024 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Fiqtë janë kultivuar në botë për më shumë se 7000 vjet më rradhë. Tharja e tyre ka mundësuar shpërndarjen e tyre në distanca të largëta të globit. Fiqtë e thatë janë të shëndetshëm sepse ofrojnë ushqyes të nevojshëm përfshirë këtu: hekurin, bakrin, magnezin dhe kalciumin.

Të gjithë ushqyesit që gjenden tek fiqtë e thatë janë të rëndësishëm për sistemin tretës. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni tre arsyet se përse duhet të konsumoni fiq të thatë në të mirë të sistemit tretës.

Fibra

Fibra tek fiqtë e thatë është një lloj karbohidrati kompleks i rëndësishëm për tretjen. Kjo fibër nuk shpërbëhet por përthith ujin në stomak duke parandaluar kështu konstipacionin dhe lehtësuar lëvizjen e zorrëve. Fibra rregullon problemet e ndryshme me tretjen dhe shuan inflamacionin në zorrë. Një gjysëm filxhani çaji me fiq të thatë ofron 7.3 gramë fibër ose 19 përqind të nevojës ditore të fibrës për meshkujt dhe 28 përqind të dozës ditore për gratë.

Kaliumi

Fiqtë e thatë përmiërsojnë tretjen duke rritur sasitë e kaliumit në oranizëm. Kaliumi luan një rol kyç tek funksionet e nervave. Mijëra prej tyre lidhen me sistemin tretës dhe nxisin kontraktimin e muskujve që mundëson lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës.

Mungesa e kaliumit ndikon negativisht tek tretja dhe në raste ekstreme mund të shkaktojë paralizim të zorrëve. Një gjysëm filxhani çaji me fiq të thatë ofron 507 miligramë kalium duke plotësuar 11 përqind të nevojës ditore për kalium.

Vitamina K

Një gjysëm filxhan çaji me fiq të thatë ofron 12 mikrogramë të vitaminës K. Kjo sasi është e përafërt me 13 përqind të dozës së rekomanduar ditore për gratë dhe 10 përqind për burrat. Vitamina K aktivizon proteinën që përmirëson rritjen e qelizave të stomakut.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton gjakderdhje në sistemin tretës. Fiqtë e thatë janë shumë të shijshëm dhe lehtësisht të kombinueshëm me një sërë ushqimesh të ëmbla dhe të kripura. Fiqtë e thatë shkojnë shumë me spinaqin, limonin, kinoan, menten dhe arrorët.

Të ngjashme