Këpucët e gjyqtarëve të Botërorit po prodhohen në Ballkan

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 12:01 | Nga

Derisa të gjithë janë në pritje të Kampionatit Botëror në Rusi, i cili fillon më 14 qershor, janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit para startit të Kupës së Botës.

Më herët u prezantuan fanellat e kombëtareve, e deri tek këpucët e disa prej futbollistëve më në zë në futboll.

Mirëpo, çfarë po ndodh sa i përket gjyqtarëve, emrat e të cilëve tanimë dihet kush janë ata, që do t’i gjykojnë ndeshjet e ngjarjes më të rëndësishme të vitit në sport.

Një fakt interesant është bërë i ditur së fundmi lidhur me prodhimin e këpucëve për gjyqtarët, të cilat janë duke u prodhuar në Bosnje e Hercegovinë, ku 351 palë janë në proces të prodhimit në Prnjavor, qytet i vogël afër Banja Llukës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme