Keqtrajtimi i 3-vjeçarit, dy punëtorëve iu caktohet masa e paraburgimit

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve për rastin e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, të cilat dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3-vjeçarit.

Në lidhje me ngjarjen, Inspektorati i Arsimit këtë të mërkure ka nxjerr vendim për suspendimin e tri punëtorëve të “Gëzimi Ynë”, ku në mesin e tyre dy janë edukatore dhe një kuzhiniere.

Po ashtu, Inspektorati i Arsimit ka obliguar drejtorinë komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që të merr masa disiplonre ndaj drejtoreshës së institucionet parashkollor.

Të ngjashme