Kërçeli i VV-së i përgjigjet Ramës: Para se të flasësh për makropolitika, sill autobusët e rinj që i ke premtuar

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet , Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili sot e ka kritikuar Qeverinë për moslargimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ai e ka ftuar të parin e Prishtinës që të merret me kryeqytetin para së të merret me makropoliitka.

Në profilin e tij në Facebook, zyrtari i VV-së i ka kërkuar Ramës që t`i mbajë premtimet që i ka dhënë.

“Përparim, Para se të flasësh për makropolitika, pastroje Kryeqytetin nga mbeturinat. Para se të flasësh për makropolitika, sill autobusët e rinj që i ke premtuar për transportin urban. Para se të flasësh për makropolitika, përfundoje eksperimentin e dështuar me komunikacionin që po ua vështirëson jetën qytetarëve çdo ditë. Kush po të pengon ta përfundosh Rrugën A? Çfarë u thua qytetarëve të Prishtinës për projektin 12 milionësh që shumëkush e quan “arkitekti i zhdukjes”? Prishtina sot përballet me më shumë probleme, më pak investime të përfunduara dhe më pak rezultate konkrete. I vetmi “progres” që po shihet është shlyerja e borxheve dhe obligimeve të tua politike.”, ka shkruar ai.

Të ngjashme