Dy ditë më parë një avokat ka raportuar në Policinë e Rajonit të Gjilanit se është kërcënuar me vrasje nga një person.
Policia ka sqaruar se avokati është telefonuar nga i dyshuari me një numër të fshehur duke u prezantuar me një emër të rrejshëm ku ka kërkuar që të takohet me avokatin e të cilin më pas e ka kërcënuar.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.