Kërcënohet zyrtari i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas

Drenas | 04 Sht 2017 | 17:48 | Nga

Komuna e Drenasit ka shprehur shqetësimin pasi zyrtari i Drejtorisë së Arsimit, Agim Kastrati, të dielën pasdite është kërcënuar nga persona ende të panjohur, të cilët kishin lenë para derës një letër kërcënues ndaj tij dhe familjes së tij.

Me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës, e cila si provë materiale ka marrë incizimet e kamerave të sigurisë në shtëpinë e të kërcënuarit.

Sipas njoftimit të Komunës së Drenasit, në incizim shihet makina e personit që dyshohet se ka lënë letrën kërcënuese.

Komuna e Drenasit fton organet kompetente që të merren me zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme