Kërkesa “Drejtësi për Astritin” kalon kufijtë e Kosovës

Prishtinë | 26 Nën 2016 | 16:14 | Nga

Ka kaluar kufijtë e vendit. Disa qytetarë janë mbledhur në këto qaste para Ambasadës së Kosovës, në Stockholm të Suedisë, me kërkesën e njëjtë që po organizohen tubime nëpër shumë qytete të Kosovës.

Ata po kërkojnë drejtësi për Astritin, aktivistin e Vetëvendosjes, 26 vjeçarin që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sot gjatë ditës, tubim me kërkesën “Drejtësi për Astritin” është mbajtur edhe në Frankfurt të Gjermanisë.

Shoqëria civile është duke mbledhur nënshkrime, për peticionin me të cilin kërkohet hetim i pavarur ndërkombëtar apo vendor, si dhe ndëshkim e dorëheqje të përgjegjësve institucionalë për garantimin e sigurisë në burg, në këtë rast të Astrit Deharit që vdiq ditën e 5 nëntorit.

Kujtojmë se raporti i autopsisë ka konstatuar se Asrtit Dehari ka vdekur nga asfiksia e shkaktuar nga vet ai, por këtij versioni nuk po i besojnë familja e as lëvizja Vetëvendosje, pjesë e të cilës ishte ai.

Dehari po mbahej në paraburgim, me dyshimin se bashkë me 5 të tjerë kanë kryer sulm me mortajë dore ndaj Kuvendit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme