Përmes një letre në adresë të kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi për gjuhën e përdorur.
Pikërisht për këtë çështje pritet që sot në orën 18:00 të mblidhet Byroja e Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës.
Më herët Monika Kryemadhi pati deklaruar se kërkesa vjen pas fjalorit të papërshtatshëm të Kryeministrit në seancën e fundit plenare.
“Në Kuvend do të kërkojmë përjashtimin e Ramës për këtë arsye, për sjelljen e Kryeministrit për qytetarët“, tha Kryemadhi.