Kërkesa për shtyrjen e mësimit erdhi edhe nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Sot gjatë ditës pas raportimit për shtyerjen e mësimit deri më datën 13 shtator, Këshillit i Prindërve të Prishtinës ka kërkuar që ky proces të shtyhet për dy javë për shkak të situatës me pandemi.

Në reagimin e këtij këshilli thuhet se prezenca fizike në shkolla në këtë situatë është e rrezikshme.

“Ne, kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës, duke u bazuar në shkallën e përhapjes së pandemisë, më e rënda në vend prej fillimit; si për nga numri i infektimeve e i vdekjeve ditore, por edhe zgjerimi i prekjes nga virusi i të gjitha moshave pa përjashtim, llogaritur edhe rrezikshmërinë shtesë të variantit Delta, gjykojmë se fillimi i mësimit më 1 shtator me prezencë të plotë në shkolla është tejet i rrezikshëm dhe me potencial të lartë të pasojave në shëndetin e jetën e fëmijëve tanë por edhe gjithë familjeve. Dëmet mund të jenë edhe shumë më të rënda nëse kapacitet trajtuese, edhe ashtu tashmë të limituara, nëpër spitale shterohen”.

Reagimi i plotë:

Reagim për fillimin e mësimit më 1 shtator

Ne, kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës, duke u bazuar në shkallën e përhapjes së pandemisë, më e rënda në vend prej fillimit; si për nga numri i infektimeve e i vdekjeve ditore, por edhe zgjerimi i prekjes nga virusi i të gjitha moshave pa përjashtim, llogaritur edhe rrezikshmërinë shtesë të variantit Delta, gjykojmë se fillimi i mësimit më 1 shtator me prezencë të plotë në shkolla është tejet i rrezikshëm dhe me potencial të lartë të pasojave në shëndetin e jetën e fëmijëve tanë por edhe gjithë familjeve. Dëmet mund të jenë edhe shumë më të rënda nëse kapacitet trajtuese, edhe ashtu tashmë të limituara, nëpër spitale shterohen.

Përveç gjithë këtyre, ende nuk kemi vaksinim të fëmijëve nën moshat 16-vjeçare, duke qenë kjo kategori e pambrojtur.

Duam të kujtojmë këtu se (me qëllim parandalues) mësimi është shtyrë në rrethana shumë më të lehta të pandemisë.

Andaj, kërkojmë që, nëse gjendja nuk përmirësohet dukshëm, fillimi i mësimit me prezencë fizike në shkolla të shtyhet. Shtyrja mund të jetë 1+1 javë, varësisht situatës me pandemi.

Të ngjashme