Kërkesa të shumta për barna – barnatorja e QKMF-së në Prishtinë ka mungesë të disa llojeve

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 10:39 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Barnatorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë çdo ditë pranon kërkesa të shumta nga qytetarët për barna sidomos atyre për diabet, hipertension e sëmundje kronike.

Udhëheqësi i Barnatores së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Fatos Aliu, në një intervistë për Ekonomia Online tha se furnizohen me barna esenciale, por që në fund të muajit përfundon kjo sasi.

“Po kemi disa lloje prej barnave, pritet çdo fillim të muajit ne të furnizohemi kështu që pritet me i furnizuar”.

Aliu për Ekonomia Online tha se në muajin prill kanë pasur mungesë të një bari që përdoret për diabet, disa lloje të ampulave si dhe prej materialit shpenzues medicinal.

Në përgjithësi nga ana e qytetarëve kërkesa më shumë ka për barnat që janë për diabet si dhe për sëmundjet kronike, hipertension si dhe disa lloje për antibiotik për fëmijë e të rritur.

“I kemi disa lloje të barnave që janë forma tabelare, forma ampulare, ka material medicinal shpenzues. Janë prej formave tabletare kemi që janë të kërkuara më tepër janë këto për diabet që përdoren. Këtë muaj kemi pas mungesë të llojit të tabletave Medformin 850 e që përdoret te pacientët me diabet. Po ashtu kemi pasur edhe disa lloje të ampulave mungesë si dhe prej materialit shpenzues medicinal”.

“Zakonisht janë këto për sëmundje kronike që furnizohemi prej Ministrisë së Shëndetësisë. Është lista esenciale për furnizim. Këto janë për hipertension, për diabet, sëmundje të ndryshme zakonisht që janë sëmundje kronike. Kemi në barnatore disa lloje për antibiotik si për të rritur po ashtu edhe për fëmijë”.

Tutje Aliu tha se rrallë ndodh kur barnave iu skadon afati, zakonisht ndonjë sirup për fëmije, raporton EO.

“Zakonisht është numër i tyre, mundet me qenë ndonjë sirup për fëmijë ose diçka ngjashëm po jo edhe forma tabletare apo ampulare. Mund të ndodh koha e planifikimit është çdo 6 muaj kështu që mundohemi të jemi sa më të saktë në planifikim duke u bazuar prej shpenzimeve të muajit të kaluar”. Sa i përket bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë, Aliu tha se në parim bashkëpunimi është i mirë, duke shtuar se është obligim i tyre plotësimi i tyre mbushja e listës me barna esenciale.

“Me Ministrinë e Shëndetësisë bashkëpunimi është i mirë tash varësisht edhe ata prej mundësive qysh i kanë mirëpo lista esenciale është që Ministria e Shëndetësisë e ka obligim për me përmbush dhe për me na furnizu në bazë të listës. Po ashtu edhe planifikimet që i kemi, që i bëjmë çdo 6 muaj bëhet prej listës esenciale. Po ajo listë është që domethënë edhe furnizohemi prej saj, duke u bazuar në atë listë edhe mungesat janë prej asaj liste”.

Të ngjashme