Kërkesë për vëzhgues nga OSBE për zgjedhjet në Gjermani

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 18:05 | Nga

Partia populiste ekstreme e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar dërgimin e vëzhguesve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të monitorojë zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në vend në muajin shtator, raporton Anadolu Agency (AA).

Bashkëkryetarët e AfD-së, Jörg Meuthen dhe Frauke Petry, në një letër dërguar OSBE-së janë shprehur “Kemi shqetësime në çështjen se si do të sigurohet pjesëmarrja juaj në mënyrë plotësisht të drejtë në fushatën zgjedhore.”

Në letrën ku theksohet se nuk bëhet fjalë për parregullsi në zgjedhje, por për kryerjen e pengesave në fushatën zgjedhore, thuhet gjithashtu se po ushtrohet një presion jo nga organet shtetërore, por nga shoqëria civile.

Ndër të tjera pretendohet se zyrtarët partiakë dhe anëtarët e saj janë përballur me sulme dhe thuhet se janë kërcënuar pronarët e ambienteve ku AfD zhvillon aktivitetet e saj.

Rikujtohet se më 24 shtator në Gjermani do të mbahen zgjedhje të përgjithshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme