Të paktën 54 persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm në pjesën lindore të Indonezisë, ndërsa mijëra banorë janë evakuuar dhe po presin ndihmë.
Ekipet e shpëtimit pritet të nisin kërkimet në ndërtesat e shembura, në përpjekje për të gjetur persona që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Shumë banorë po qëndrojnë në tenda jashtë shtëpive, nga frika e lëkundjeve të tjera, shkruan Reuters.
Deri të hënën, në provincën East Nusa Tenggara janë regjistruar rreth 1 mijë e 600 pasgoditje. Një tjetër tërmet me magnitudë 5.6 është regjistruar të hënën në mëngjes.
Tërmeti ka shkaktuar edhe rrëshqitje dheu dhe ka bllokuar rrugë në disa zona, përfshirë Sikka dhe Manggarai.
Autoritetet kanë konfirmuar se numri i viktimave ka arritur në 54, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimi i dëmeve po vazhdojnë.