Një shtetas belg është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës në Klinë.
I dyshuari me incialet B.P, ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zyra për Informim e policisë:
“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë se bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar, njësia policore e FAST-ILECU e PK-së, më 21.07.2020 rreth orës 12:00, në Klinë ka arrestuar shtetasin belg B.P. (1972). I dyshuari me vendim të prokurorit shkon në mbajtje”.
Jo zyrtarisht mësohet se ai ishte i kërkuar për trafikim të drogës.