Kërkohej për rrëmbim, arrestohet në Kosovë shtetasi i Shqipërisë

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas të Shqipërisë i cili dyshohej për rrëmbim në shtetin austriak.

Arrestimi i tij është bërë dje nga njësia FAST KOSOVA pas kërkesës se Interpolit, që i dyshuari me inicialet Sh.M. rreth dyzetëvjeçar dyshohet për vepren penale rrëmbim.

“Pas një bashkëpunimi me Interpol dhe kërkesës së tyre njësia FAST KOSOVA ka arritur që ta prangos shtetasin nga Shqipëria SH.M. I njëjti pas procedurave do të ekstardohet”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.

Policia e Kosovës ka konfirmuar këtë rast.

” Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në përgjigjen e policisë së Kosovës.

Të ngjashme