Kërkohet angazhim dhe bashkëpunim i të gjitha institucioneve për siguri në trafik

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, u mbajt një takim ndërmjet akterëve kryesor në Policinë e Kosovës ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor dhe masat e mëtejme që duhet ndërmarr për menaxhimin sa me efikas të trafikut në vend.

Takimi u mbajt nën drejtimin e  Drejtorit për Operacione në Policinë e Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA, i shoqëruar nga Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi dhe të tjerë.

Pjesëmarrës, gjithashtu ishin përfaqësues të Policisë nga Divizioni për Siguri Publike, Shefat e njësive rajonale të trafikut si dhe të Njësisë për kontroll të autostradave.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen në trafik përgjatë viteve si dhe gjendjen aktuale, ku u vlerësua nevoja e bashkërendimit të të gjithë akterëve përfshirë edhe institucioneve tjera relevante për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për sigurinë e përgjithshme rrugore.

U potencua edhe roli dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i medieve në përgjithësi, në funksion të prezantimit dhe ofrimit të informacioneve për publikun lidhur me aktivitetet/operacionet policore, fushatat vetëdijsuse dhe planet e programet për parandalim dhe vetëdijesim.

Gjithashtu u konfirmua se Policia e Kosovës do të vazhdoj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes planifikimeve konkrete operacionale për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në vend, në mënyrë që të kemi një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme