Sindikata e punëtorëve të Drejtorisë së organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare kërkon dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaçovski, pasi që sipas tyre, ai është njëri nga fajtorët kryesor për gjendjen e vështirë financiare në të cilën gjenden nënpunësit gjyqësorë, shkruan tv21.tv
Ata reagojnë për shkak se me propozim – buxhetin për vitin 2018 janë lënë pas dore të punësuarit në shërbimin gjyqësor dhe në atë prokurorial, të cilët disa herë deri më tani kanë bërë grevë për rritje të rrogave dhe mëditjeve shtesë për rroga.
Nga Sindikata shpresojnë se së shpejti do të përmirësohen kushtet për të punësuarit.