Zyrtarë komunalë të Podujevës, ata të Ministrisë së Drejtësisë kanë kërkuar angazhim të të gjithë mekanizmave shtetërorë për të parandaluar dhunën në familje.
Në një njoftim të Komunës së Podujevës dërguar mediave, thuhet se në takimin që ka pasur nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, me zëvendësministrin e Drejtësisë, Naim Qelaj, është thënë se, edhe pse ekziston infrastruktura ligjore, dhuna në familje vazhdon të jetë prezent.
“Në takimin e sotëm të nënkryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, me zëvendësministrin e Drejtësisë, Naim Qelaj, u tha se në Kosovë ekziston infrastruktura ligjore dhe Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, por dhuna në familje në shoqërinë tonë vazhdon të jetë prezent”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.