Kërkohet identifikimi i një të dyshuari për zjarrvënie në Drenas

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Drenas, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Sipas një njoftimi për media thuhet se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën Zjarrvënie.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

Të ngjashme