Kërkohet lirimi i aktivistes feministe Neri Ferizi

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 22:23 | Nga Ekonomia Online

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar Neri Ferizin, njërën nga aktivistet e protestës së sotme në kundërshtim të vrasjes së grave dhe e ka dërguar atë në mbajtje.

“Përderisa vrasësit i lë të lirë, Policia e Kosovës është duke vazhduar ta ndëshkojë rezistencën tonë tashmë edhe përmes burgut”, thekson kjo organizatë.

“Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të angazhohet që shoqja jonë të lirohet menjëherë. Aktivistet nuk janë kriminele. Kriminelë janë vrasësit e grave. Rrjedhimisht, ata duhet të jenë në burg e jo aktivistet që i bëjnë ballë dhunës e shtypjes dhe angazhohen për barazi e drejtësi shoqërore”.

“Gjithashtu, ne ia ritheksojmë ministrit e gjithë shtetit që rezistenca jonë nuk mund të shuhet me burgime e përndjekje. Ju vazhdoni dhunën ndaj nesh, ne do masovizojmë rezistencën”, theksohet në reagim.

Të ngjashme