Opozita e ka akuzuar qeverinë e Kosovës dhe atë Serbisë se po orkestrojnë spektakle, derisa ka kërkuar ndërprerjen e dialogut deri në heqjen e fletë-arresteve nga Serbia.
Pasi e lavdëruan për rastit ‘treni’, opozita në Kuvendin e Kosovë u është rikthyer akuzave ndaj qeverinë.
Sipas Vetëvendosjes, rasti i trenit ka hedhur poshtë dy qëndrime të qeverive të pasluftës, njëra mbi mungesën e kapaciteteve për të shtrirë sundimin e ligjit në veri, dhe tjetra, se një veprim i tillë do të kundërshtohet nga bashkësia ndërkombëtare.
Kurse, Valdete Bajrami nga Nisma, ka kërkuar që muri i ndërtuar në Mitrovicën e Veriut, të rrënohet më së largu më 1 shkurt, përkitazi me rezolutën e miratuar në kuvend.
Në pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, janë ngritur edhe shqetësime për fjalorin e deputetëve në Kuvend, gjë të cilën deputetja Flora Brovina, e quajti një shembull të keq që duhet ndryshuar.