Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit që ushtroi dhunë fizike ndaj shtetases hungareze me të cilën bashkëjetonte, e njëjta ishte shtatzënë

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Prokuroria njofton se, më 26 gusht 2022 në Gjakovë, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.B., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, T. J. G. (shtetase hungareze) viktimë e ndjeshme ,grua shtatzënë, me të cilën ishte duke bashkëjetuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më tej në njoftim thuhet se për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj në vazhdimësi nga i pandehuri, e dëmtuara kishte dalë nga shtëpia dhe kishte tentuar që të ikë për tu kthyer në shtetin e saj në Hungari, ku të njëjtës i është vënë pas i pandehuri duke e kthyer dhunshëm në shtëpi, të cilën e mbyll në dhomë duke e goditur me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor te lëshuar nga reparti i emergjencës së Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 30 gusht 2022. 

Të ngjashme