Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për përvetësim në detyrë

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari B.M., në cilësinë e zyrtarit në PTK, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit Tetor 2020, ka përvetësuar 16 ndihma sociale, të dedikuara për përfituesit e ndihmave sociale, në vlerë prej 1,700 €.

I dyshuari B.M., me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme