Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.K, se të mërkurën e ka fyer dhe kapur për fyti një infermier, i cili po jepte vaksina anti-COVID.
Një kërkesë të tillë, prokurorja Leonora Kadriu e ka paraqitur të premten në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit e ka kundërshtuar avokati Shefki Sherifi mbrojtës i të pandehurit, i cili i ka propozuar gjykatës masën e arrestit shtëpiak.
Gjykatësja e procedurës paraprake, Luljeta Shabani i ka njoftuar palët se vendimin për këtë rast do ua dërgojë brenda afatit ligjor.Reklamë
Vepra penale për të cilën ngarkohet i pandehuri, sulm ndaj personit zyrtar, neni 402 paragrafi 1 i Kodit Penal, parasheh dënim me burgim deri në tri vjet.
Sipas prokurorisë, me datën 18 gusht të këtij viti në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan, i pandehuri N.F ka sulmuar fizikisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin N.K, i cili zyrtarisht ishte caktuar të tenda për dhënien e vaksinave COVID-19, kur i dëmtuari ishte drejtuar pacientëve “Se nuk mund të i marr mostrat nga asnjë pacient, pa raport mjekësor”, raporton Betimi për Drejtësi.
I pandehuri, sipas aktakuzës, ishte revoltuar duke e fyer të dëmtuarit e më pas duke e kapur për fyti, në ato momente ka intervenuar zyrtari i policisë A.A.