Kërkohet paraburgim për babain që plagosi djalin e tij

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së  paraburgimit kundër të pandehurit R.M., nga fshati Jezerc, me dyshimin se i njëjti me datë 16 Prill 2019, pas një mosmarrëveshjeme tyre, me dashje, ka tentuar që ta privoj nga jeta të dëmtuarin- djalin e tij RR.M.

Duke shtënë me armë njëherë në ajër e pastaj në drejtim të tij duke e goditur në këmbën e majtë, me Ç’rast i shkakton lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme