Banorja e “It’s my home”, Teuta Llumnica, është arrestuar dje nën dyshimet për sulm ndaj pjesëmmarësve të tjerë të kësaj shtëpie. Por, gjatë transportit e njëjta ka sulmuar edhe një zyrtar policor, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.
Lidhur me këtë, tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimin ndaj të dyshuarës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
Ajo tha se Llumnica dyshohet për veprat penale “Sulm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Për këtë rast, sot është deklaruar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prishtinë 17.09.2022 – 00:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një emision televizivë ka sulmuar pjesëmarrësit tjerë të emisionit. E dyshuara gjatë transportit ka sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.