Kërkohet paraburgim për Ilir Avdullahun, i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj Ilir Avdullahut, i cili u arrestua dje, pasi për vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet I.A. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.A. në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B, F. A, Rr.A, si grup i organizuar nga i pandehuri E.S, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, me dashje që të privojnë nga jeta T.R, për shkak se i njëjti, më parë në lokalin “Swiss Casino” në Prishtinë, e kishte rrahur E.S”, thuhet në njoftim.

Me këtë, thuhet se në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 147 paragrafi 1 nën paragrafi 3 dhe 9 lidhur me nenin 23 të KPPK-së (Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës).

Të ngjashme