Kërkohet paraburgim për inspektorin ferizajas që keqpërdori pozitën

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit T.S., – person zyrtar, Inspektor i Ndërtimit në Komunën e Shtimes, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i pandehuri T.S., me urdhër të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nda data 19.02.2019.

Të ngjashme