Kërkohet paraburgim për serbin që dyshohet se ka laborator droge në Leposaviq

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit për laboratorin e drogës në Leposaviq.

Sipas njoftimit, Prokuroria tha se të dyshuarit në fshatin Miokovicë i janë gjetur dhe sekuestruar pushkë me tyta të gjata, fishekë për pushkë gjuetie, një fishekë për armë të gjatë, dy radiolidhje, adapterë për radiolidhje, xhaketë e uniformës së Policisë së Kosovës, maskë, 407 bimë të dyshuara të kanabisit e mjete të tjera për kultivimin e bimëve narkotike.

Të ngjashme