Kërkohet paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së 17-vjeçarit me thikë

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 11:59 | Nga

Prokurori Hivzi Bajraktari, ka kërkuar që të dyshuarit për vrasjen e 17 vjeçit, të shtunën në Prishtinë, t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Lajmin për Kallxo.com e bëri të ditur avokati i të dyshuarit, Veton Rrecaj.

Seanca ishte e mbyllur për publikun.

Bëhet e ditur se vepra penale është cilësuar si vrasje e rëndë, derisa avokati ka kërkuar që eventualisht gjatë hetimeve vepra të rikualifikohet në vrasje të kryer në gjendje të afektit mendor.

Vendimi do të merret brenda ditës.

Më 9 dhjetor, një 17 vjeç vdiq në QKUK, si pasojë e plagëve të marra me thikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme