Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit A.H., për shkak se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Vjedhje Grabitqare” nga neni 328, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit A.H., në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se me datën 21 dhjetor të këtij viti, rreth orës 17:20, është zënë në flagrancë gjatë aktit të vjedhjes, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara M.Gj., ishte duke u kthyer në shtëpinë e saj, këtu i pandehuri A.H. kishte mbuluar fytyrën dhe sulmon të dëmtuara duke t’ia marr çantën nga krahu me përdorimin e forcës.
Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.