Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim për Tush Frrokun, të dyshuarin për vrasjen në Klinë

Kërkohet paraburgim për Tush Frrokun, të dyshuarin për vrasjen në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Tush Frrokut, të dyshuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Anton Prela, më 7 gusht. Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi. Ai tha se seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot. “Është bërë kërkesa për caktimin e […]

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Tush Frrokut, të dyshuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Anton Prela, më 7 gusht.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot.

“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departmentin për krime të rënda. Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit që t’i caktohet masa e paraburgimit personit të pandehur, Tush Frrokaj”, tha Nikçi.

Të ngjashme