Kërkohet që edhe fëmijët me nevoja të veçanta të mbështeten me nga 100 euro

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 15:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Down Syndrome Kosova”, po kërkon nga Qeveria mbështetje edhe për fëmijët me nevoja të veçanta, pas situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit.

Kjo organizatë i ka dërguar një shkresë  kryeministrit detyrë Albin Kurti, ku kërkohet që në Pakon Emergjente Fiskale, të përfshihen edhe fëmijët me nevoja të veçanta, pra ata të mbështeten me nga 100 euro për tre muajt e ardhshëm.

Drejtoresha e “Down Syndrome Kosova”,  Sebahate Hajdini, në një intervistë për Ekonomia Online, ka kërkuar nga  qeveria që të shihet mundësia e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuar në pakon e e subvencionimit prej 100 euro për tre muajt e ardhshëm, njëjtë siç është bërë për pensionet e personave me aftësi te kufizuar dhe grupet tjera sociale.

Sipas Hajdinit, Shoqata “Down Syndrome Kosova” përmes kësaj letre kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të subvencionojë për 3 muajt e ardhshëm të gjitha familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Para dy ditëve i kemi bërë thirrje Ministrisë së Financave që brenda kësaj pakoje të subvencioneve ku parashihet rritja e mjeteve financiare të grupeve të cilët janë përfitues të skemave sociale,  ne kemi kërkuar që këtë ngritje ta kenë edhe fëmijët më aftësi të kufizuara dhe vlerës 100 euro që përkrahë familjet që kanë fëmijët me aftësi të kufizuara kemi adresuar shqetësimin tonë se nuk janë përfshirë fëmijët me “Down Syndrome Kosova”, brenda kësaj pakoje për grupet sociale. Gjithashtu, edhe në pakot emergjente nuk ka pasur pako për organizatat joqeveritare për personat me aftësi të kufizuara, sepse si organizatë jemi ndër më të rrezikuarit. Aktivitetet që i kemi ndërprerë këto ditë po ndikojnë shumë në rënien e fondeve sepse ky kufizim është e pamundur të realizohen takime nga kjo pandemi që ka prekur gjithë globin. Me datën 24 mars në emër të shoqatës “Down Syndrome Kosova” ju kemi drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe kemi adresuar nevojën që ne si shoqatë në këtë peridhuë në të cilën po kalon gjithë vendi të kemi vëmendje dhe mbështetje nga qeveria. Sot kemi nisur një kërkesë te ministri Besnik Bislimi dhe kemi kërkuar vëmendje dhe mbështetje që të shihet mundësi që brenda kësaj pakoje se a ka marrë qeveria në detyrë të mbështetet edhe shoqatën “Down Syndrome Kosova”, sepse kemi numër  pre tre personave të punësuar. Sipas saj kjo situatë është duke e ndërlikuar ekzistencën financiare të organizatës.

Hajdini tha se në këtë situatë  duhet konsideratë për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar, meqë gjendja e tyre është rënduar edhe më shumë shkaku i rrethanave ekonomike të krijuara nga përhapja e pandemisë së Coronavirusit.

“Fëmijët dhe të rriturit me “Down Syndrome Kosova”, karakterizohen si individ për shkak të Syndrome, si individ me një imunitet më të ulët te pjesa tjetër e popullatës dhe kanë potencial më të madh që të jenë të atakuar nga virusi. Në vazhdimësi jemi në kontakt me prindërit përmes rrjeteve sociale, të shpërndajmë informata por edhe në nivelin institucional janë duke dhënë informata të mjaftueshme, se si duhet të kujdesemi secili nga ne. Vëmendja e shoqërisë duhet të jetë më e madhe në raport me fëmijët me “Down Syndrome Kosova”, sepse janë më të rrezikuar nga virusi”,  deklaroi Hajdini.

Hajdini theksoi se në bazë të shërbimeve që ofron shoqata, stafi ka filluar këto ditë që seancat t’i mbajë online për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ajo ka thënë se në këto rrethana efekti nuk është i njëjtë, sepse  mësimi online për fëmijët nuk është aq i lehtë duke marrë parasysh specifikat që ka komuniteti me “Down Syndrome Kosova”.

“Në bazë të shërbimeve që ofron shoqata, stafi ka filluar këto ditë që seancat t’i mbajë online me anëtarët tonë, kur po e them anëtarët po e mendojë me fëmijët dhe të rriturit që i kemi brenda programeve online të shoqatës. Normal efekti nuk është i njëjtë për qendrat tona, mirëpo në këto rrethana në të cilat gjendemi stafi profesional po mundohet në bazë të planit individual, që ka secili anëtar që është pjesë e përfitimit të shërbimeve direkte brenda qendrave tona. Po mundohemi të bashkëpunojmë më prindërit që t’i realizojmë aktivitetet që i kanë anëtarët në kuadër të planit individual. Ne si staf jemi duke punuar nga shtëpia e jo nga shoqata. Mirëpo pjesën më të madhe të punës jemi duke i kryer nga shtëpia. Shërbimet me fëmijët i kemi ndërprerë që nga ajo ditë kur është ndërprerë mësimi. Në zyre jemi të pajisur me doreza, dezinfektues dhe maska” shtoi ajo.

Të ngjashme