Është shënuar Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit ku morën pjesë ambasadorë e personalitete tjera, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kjo ditë duhet të përkujtohet si një ngjarje e rëndësishme dhe në mënyrë që të mos përsëriten më ngjarja të tilla, si kjo e Holokaustit.
“Sot jemi bashkë të konfirmojmë atë që veç e veç e kemi në zemër e ndjenjë që bota do jetë e bashkuar mos me lejuar mu përsërit një ngjarje si Holokausti që mori miliona njerëz me vetë, njerëz të pafajshëm asaj kohe. Ajo kohë e vështirë që njerëzimi ka përjetuar i sfidoi të gjithë edhe shqiptarët në atë kohë me aq pak rrethana vepruese e mundësi vendimmarrje e kishim në atdheun tonë fitoi një vlerë njerëzore që e kishim që ata në mesin tonë me i ruajt”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se edhe institucionet e Kosovës, i bashkohen botës për të parandaluar përsëritjen e këtyre tragjedive.
“Institucionet e Kosovës, ne i bashkohemi sot botës dhe gjithave gjithmonë i jemi bashkë mos me leju mu përsërit kjo tragjedi e të pafajshmit të pësojnë respekt për gjitha viktimat e Holokaustit i përjetshëm kujtimi për ta dhe kurrë të mos përsëritet një ngjarje e tillë”, tha ai.
Kryetari i Bashkësisë Hebreje “Bet Izrael”, Ruzhdi Shkodra, falënderoi praninë e ushtarëve të Kosovës dhe ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha.
“Qytetarët janë ballëhapur para popullit hebre që kanë shpëtuar në luftën e dytë botërore e 6 milionë u vranë në dhoma gazi shumë hebrenjve e fëmijë. Sot më shumë se asnjëherë Kosovën e bëjnë krenarë para popullit ndërkombëtar”, tha Shkodra, transmeton EO.
Ai kërkoi që ngjarja e Holokaustit të dekretohet edhe në Kosovë, siç është në Evropë.
“Kjo ngjarje në gjithë vendin në Evropë është dekretuar me ligj nga parlamenti, bëj thirrje qe më shpejtë të miratohet këtë ligj që i bën nder këtij vendi”, shtoi Shkodra.
Ndërsa, ambasadorja e Izraelit në Beograd dhe jo rezidente në Kosovë, Alona Fisher-Kam në mos mundësinë për të qenë pjesëmarrëse në këtë ngjarje ka dërguar një letër.
Ajo e çmoi lartë edukimin që po u bëhet gjeneratave të reja për këtë ngjarje kaq të rëndësishme.
“Një rëndësi është duke i dhënë në programet edukative për gjeneratat e ardhshme mos me u leju që një gjë e tillë me ndodhë. Që kur mora detyrën si ambasadore kam parë që kanë ndodh shumë ngjarje në Kosovë duke e përkujtuar këtë ditë. Nuk mund te jem me juve por qëllimi është se me një punë të i afrojmë njerëzit dhe kjo tregon bashkëjetesë e tolerancë që është më e rëndësishme se sa rezoluta e Kombeve të Bashkuara”, shkruhej në letrën e ambasadores izraelite në Beograd.
Ambasadori i Odës Ekomomike Kosovë-Zvicër, Stefan Sarkany, tha se Kosova ka përjetuar luftën së fundit dhe mund ta imagjinojnë dhimbjen e Holokaustit.
“Jemi këtu për të kujtuar barbarizmin fashistë ku u veç në 6 milionë fëmijë e gra vetëm pse ishin hebrenjve dhe këta nuk janë të varrosur sepse janë bërë hi. Populli i Kosovës ka vuajtur kohëve të fundit dhe është në gjendje që ta ndjejë këtë dhimbje të popullit hebre dëbimi dhe Holokausti ishin pasojë të drejtpërdrejta për të kuptuar rrezikun e Hitlerit ndaj njerëzimit le të jemi vigjilentë dhe luftarak ndaj kësaj ngjarje barbare”, tha ai.
Në fund në Teatrin Kombëtar është shfaqur një dokumentar që ka të bëj me ngjarjen e Holokaustit.