Gratë që publikisht u bënë zëri i mbi 20 mijë burrave dhe grave që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke treguar hapur historinë e tyre të tmerrshme që përjetuan nga regjimi serb, kanë bërë thirrje që burrat e gratë që përjetuan historinë e njëjte si ato të mos heshtin e të flasin për mizorinë që kanë përjetuar, raporton Ekonomia Online.
Kjo pasi sipas tyre, ata dhe ato që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës duhet të kërkojnë rehabilitim, të përfitojnë tretmanin e nevojshëm e njohjen nga institucionet e vendit.
Nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës ka thënë se deri më tani nga procesi i verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale, janë mbi 1600 burra e gra që kanë përfituar benificionet e njohura me ligj.
Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se gratë e burrat që kanë përjetuar dhunë seksuale duhet që të kenë lirin që të flasin së paku me familjarëve të tyre, kjo pasi sipas saj, në këtë formë ato do të lirohen nga brengat që e mbajnë në vete tash e 25 vite.
“Mesazhi im është njësoj që e kam dhënë që gjashtë vitet e fundit, unë dua që ato ta kenë lirinë, nëse nuk duan që të falsin publikisht, së paku ta kenë lirinë që të flasin në familje. Ne kemi shumë viktima që nuk e dinë familja, nuk e din burri, nuk e din fëmija, nuk e dinë prindërit. Ato nuk kanë me kënd ta shpërndajnë atë dhimbje, atë vuajtje që kanë që 25 vite që mbajnë brenda. Falë shoqatave që i kemi, është e vetmja dere hapur për shumë viktima. Mesazhi im është që të kenë lirinë që të flasin”.
“Përftimit është çlirimi i shpirtit, unë jam krejt ndryshe si ajo Vasfija që kam qenë para 2018 e që jam sot. Se më tërë botën e ndaj rrëfimin tim se çka më ka ndodhur gjatë luftës, se nuk është diçka që është marrja tek unë, marrja është tekë Serbia jo tekë ne”, ka thënë ajo.
Krasniqi-Goodman ka theksuar se edhe gjykimi në mungesë i krimineleve të luftës është një shprese për të gjitha ato gra dhe burra që kanë përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës.
“Si rasti im që ka ndodhur, ka pasur shumë keqpërdorime, nuk e di pse dështoj rasti për shkak se i hoqën dëshmitë që i kishim ne. Po edhe gjykimi në mungesë unë besoj që është i mirë, se ata nëse janë në Serbi gjykohen në Kosovë, por nëse tentojnë ta lëshojnë Serbisë ata të kapen aty ne kufijtë që dalin”, ka thënë ajo.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka kërkuar nga të gjitha ato gra, vajza edhe burra që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës që të mos hezitojnë, të kërkojnë rehabilitim, tretmanin e nevojshëm e njohjen nga institucionet e vendit.
“Të flasin për pasojat e tyre pa u paragjykuar dhe pa u stigmatizuar, prandaj unë i ftoj të gjithë ato gra, vajza edhe burra që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës që mos të hezitojnë, të kërkojnë rehabilitim, tretmanin e nevojshëm, njohjen nga institucionet e vendit, në mënyrë që të jenë pjesë edhe e skemave repreative ashtu siç ekzistojnë që nga viti 2018″, ka thënë ajo.
Rushiti ka thënë se në procesin e njohjes ligjore të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës i cili ka filluar në viti 2018, deri tani kanë aplikuar 2100 gra, vajza dhe burra, sipas saj, nga ky numër mbi 1600 prej tyre tani më veç e gëzojnë pensionin.
“Procesi i njohjes ligjore të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës ka filluar që nga shkurti i viti 2018, pastaj ka pasur një shkëputje të vogël, ka vazhduar parë. Po deri tash janë aktualisht rreth 2100 gra vajza dhe burra, që kanë aplikuar, ndërsa mbi 1600 prej tyre veç e gëzojnë pensionin. Po shkon relativisht mirë, nganjëherë ka shqetësime të vogla të cilat adresohen me komisionin, me idenë që me u përmirësuar, se është një proces i vështirë që dëshiron një senzitivitete të shtuar në mënyrë që këto gra dhe vajza gjatë këtij procesi të mos ri-tramuatizohen, po të trajtohen ashtu siç e meritojnë”, ka thënë ajo.
Rushti ka thënë se rasti i serbit të dënuar me 13 vite burg për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, ju ka dhënë shpresa grave, vajzave dhe burrave të tjera për të kërkuar drejtësi.
Ajo ka thënë se në gjykimin në mungesë presin që të kenë bashkëpunim me të gjitha institucionet e drejtësisë në vend dhe se shpreson që ky proces të kaloj pa sfida.
“Ju e dini që është rasti i parë i Zoran Vukotiq, i cili u konfirmua nga Gjykata Supreme, me 13 vjet burg që ju ka dhënë shpresë grave dhe vajzave të tjera, por edhe burrave për me kërkuar drejtësi. Tani janë edhe disa aktakuza të ngritura në mungesë, është procesi i ri për Kosovën, ne shpresojmë shumë që nuk do të ketë sfida, se vetë fakti që po ndodh pas 25 viteve është sfiduese në vetë vete. Kështu urojmë e shpresojmë që më bashkëpunuar ngushte me Prokurorin Speciale të Kosovës, Policin për krime luftë, me Gjykatën Themelore, në atë mënyrë që ta krijojmë një sistem të ndjeshme në raport me traumën që kanë përjetuar këto gra dhe këto të ndihet të lirshëm që të dëshmojnë për krimet e bëra”, ka thënë ajo.