Agjencia për Barazi Gjinore ka kërkuar ratifikimin e Konventës së Stambollit, e njohur në botë si instrumenti më i mirë ligjor, për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, raporton Ekonomia Online.
Këtë kërkesë e bëri kryeshefja e kësaj Agjencie, Edi Gusia para anëtarëve të komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Edi Gusia tha se është shqetësuese rrija e numrit të dhunës në familje.
“Përparësia e këtij dokument-analizës është se mund të bëhet më lehtë kalkulimet buxhetorë për të gjitha fushat. Ne si agjenci e ngrisim zërin për dhunën në familje dhe është shqetësuese ku legjislacioni në fuqi ka një kornizë për të siguruar mbrojtje, shërbim dhe trajtim. Problemin që e kemi hasur në terren nga procedurat standarde ka të bëjë me mos llogaridhënie individuale të institucioneve të caktuara në momentin kur i trajtojnë dhunën në familje, qofshin ato gjyqësori, mbrojtësit e viktimave, policia e kështu më radhë”, tha ajo.
Ajo po ashtu tha se punëtorët e qendrave sociale ballafaqohen me kushte të rënda.
“Kemi punëtorë social që ballafaqohen me probleme të natyrës së punës. Nuk kanë kushte të punës dhe ndodh që rastet e dhunës në familje të intervistohen në prezencë të dy tre personave. Punëtorët social nuk kanë makina, kur janë kujdestar nuk kanë mundësi t’i qasen dhunës në familje dhe jo rrallë herë ndodh që policia e trafikut janë ata të parët që mund të jenë më afër rastit ku ndodh dhuna në familje, dhe pikërisht ai polic ka trajtuar ndodh që ofrojë përgjegjësi dhe ndihmë”, tha ajo.
Kryetarja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Duda Balje, tha se rritja e rasteve të dhunës ndaj grave është shqetësuese.
“Në terren kemi shumë raste dhe situata është alarmante ku është rritur dhuna në familje”, tha ajo.
Teuta Haxhiu anëtare e komisionit tha se kanë pasur një nismë për hartimin e një ligji të ri.
“Si institucion fatmirësisht kemi pasur një nismë për të gjitha rastet që mund ta bëjmë ne si komision. Është një punë shumë e madhe dhe unë konsideroj se e kemi të finalizuar një draft që në bazë të ligjit të vitit 2010 ta bëjmë një ligj të ri. Fatkeqësisht ajo që kemi bërë në te kaluarën nuk është ligj. Duke qenë pjesëmarrëse në të gjitha mbledhjet e kryesisë po shkon gjatë deri në procedim në kuvend dhe për kryesia po kërkon mendim nga qeveria dhe për këtë arsye po bëhen shumë ky ligj”, tha Haxhiu.