Konventa e Stambollit për parandalimin e dhunës ndaj grave, bëhet pjesë e Kushtetutës së Kosovës

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka miratuar nismën e legjislacionit të kaluar që Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave (Konventa e Stambollit) ta bëjnë pjesë të Kushtetutës së Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, gjatë prezantimit të kësaj konvente tha se dhuna ndaj grave po shënon rritje, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

Ajo ka thënë se Konventa e Stambollit përcakton metoda për ndalimin e dhunës ndaj grave.

“Konventa e Stambollit e cila është pjesë e këtij amendamenti, përcakton metoda për çrrënjose të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në kontekst të rritjes së barazisë , de jure dhe de facto”, tha Osmani.

Ajo tha se votimi i kësaj konvente është obligim

“Vota pro këtij amendamenti është vetëm një kërkim falje që nuk arritëm të bëjmë asgjë t`i mbrojmë gratë, përpara se të vriten. Ndaj sot kjo votë shkon për Valbona Markun dhe vajzën e saj Klarën, Zejnepe Bytyçin, Diana Kastratin, Donjeta Pajazitajn, Antigona Morinën, Diana Zhubin, Sevdije Berishën dhe shumë të tjera që pësuan, teksa shteti dështoi t`u ofrojë siguri”, tha ajo.

Prezantimi i Amandamentit nr.26 të Kushtetutes lidhur me Konventën e Stambollit

Sot, me 93 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, unanimisht e bëmë pjesë të Kushtetutës sonë, Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave (Konventa e Stambollit).Vota pro këtij amendamenti është vetëm një kërkimfalje që nuk arritëm të bëjmë asgjë t`i mbrojmë gratë, përpara se të vriten. Ndaj sot kjo votë shkon për Valbona Markun dhe vajzën e saj Klarën, Zejnepe Bytyçin, Diana Kastratin, Donjeta Pajazitajn, Antigona Morinën, Diana Zhubin, Sevdije Berishën dhe shumë të tjera që pësuan, teksa shteti dështoi t`u ofrojë siguri. Me poshtë, prezentimi i Amandamentit nr.26 të Kushtetutës lidhur me Konventën e Stambollit

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Freitag, 25. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme