Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Shemsi Syla, tha se kryerësit e masakrës në burgun e Dubravës punojnë në institucionet në Serbi, raporton Ekonomia Online.
Syla në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ku u shqyrtuar raporti i punës së Komisionit për vitin 2018 dhe draft-plani i punës për vitin 2019, shtoi se edhe institucionet ndërkombëtare duhet që të kthejnë vëmendjen se çka ka ndodhur me këtë masakër.
“Është njëra prej masakrave më makabët që ka ndodhur dhe është lënë pas dore janë humbur të gjitha gjurmët. Një vizitë që e kemi bërë në vitin e kaluar na u ka kërkuar leja të hyjmë edhe ne si deputet. Dihet se kush e ka bërë këtë krim”.
“Duhet ne si deputet ta ngrisim zërin dhe të zbulojmë se çka ka ndodhur aty. Të gjithë ata që e kanë bërë këtë krim janë në poste të ndryshme në institucione të shtetit serb”.
“Ky vend është rasti më i rënë që ka ndodha. Pra masakra në burgu e Dubravës ka qenë e tmerrshme. Edhe Haga duhet ta kthejë vëmendjen tek ajo masakër se çka ka ndodhë”.
Anëtarët e komisionit rekomanduan që të kërkohet një seancë e veçantë për këtë çështje si dhe pavioni ku është kryer kjo masakër të kthehet në muze.
Kryesuesja e këtij komisioni Duda Balje, ka paraqitur sfidat dhe punën që planifikohet që të realizohen gjatë këtij viti, raporton EO.
Teuta Haxhiu, deputetet e AAK-së, anëtare e komisionit, ka kërkuar vizita më të shpeshta në qendrat që merren me të drejtat e komuniteteve, ngase sipas saj, komisioni nuk ka arritur ta përmbush agjendën në këtë drejtim.
“Si komision që i mbrojmë të drejtat e njeriut është mirë që deri në fund të vitit të kemi një pasqyrë të projekteve për të drejtat e njeriut”.
“Kam insistuar të jam në një vizitë po të njëjtë në Deçan. Është mirë të i vizitojmë qendrat e tilla në Kosovë. Shqetësimi im ka qenë pse në këto qendra ka banorë të moshave të ndryshme dhe shumë prej tyre janë me asistencë sociale. Shqetësimi i vetë personelit në atë shtëpi ka qenë se pensioni i moshës nuk i shkojnë drejtë atyre banorëve”.
“Komisioni nuk duhet të ndalet pasi që është shumë e rëndësishme të kemi ligj për Peticione. Është e padrejtë nëse e kemi brumit ta gatuajmë një ligj dhe merremi me agjenda”.
“Mos t’hidhet puna e deputetëve e cila është një punë shumë e mirë. Unë mendoj të shkojmë paralel dhe të fillojmë punën si komision për hartimin e një projektligjit dhe jo mandej të ndalemi”.
“I ftoj organizatat të na ndihmojmë ta bëjmë një ligj të mirë e cila i ndihmon secilës legjislaturë. Kemi shumë material të fillojmë me punë si komision dhe ta finalizojmë këtë sepse është një punë me shumë interes”.