Kërkohet shkarkimi i ministrit Murati

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Ali Sefaj, zyrtari i ministrisë së Infrastrukturës dhe që ishte anëtar i Këshillit Grevist, ka reaguar pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrjes i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK) ka vendosur t’ia ndalojë gjysmën e pagës ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ka obliguar Thesarin e Shtetit që ta ekzekutojë vendimin brenda 15 ditësh.

Një vendim të tillë Sefaj e ka parë si një arsyeje tjetër që Murati të shkarkohet nga pozita që e mban,

“Edhe një arsye më shumë për shkarkim!”, shkroi ai me anë të një postimi në Facebook.

Ndërkohë, në vendimin ndaj Muratit thuhet se drejtori i Thesarit obligohet që brenda 15 ditësh ta zbatojë vendimin.

“Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Kosovës obligohet qe te beje ndalesën e 50% te pagës mujore per ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, deri në zbatimin e Vendimit Nr.50 /2022 të datës 14.07.2022, gjegjesisht deri ne kthimin e ligishmerise ne Shërbimin Civil të Republikes së Kosovës”, është thënë në vendimin e KPMShCK-së.

Paga aktuale e një ministri të Qeverisë së Kosovës është 1270 euro. Nëse Thesari respekton vendimin e KPMShCK-së, atëherë ministrit Hekuran Murati do t’i ekzekutohet paga në vlerë 635 euro.

Të ngjashme