Gjykata Supreme e ka miratuar ankesën e kandidatit Zafir Berisha, të cilën ai e kishte deponuar në këtë gjykatë, kundër vendimit të KQZ-së për decertifikim nga lista e kandidatëve për kryetar apo këshilltar në zgjedhjet komunale, shkruan sot Koha Ditore.
Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme të siguruar nga gazeta, thuhet se heqjen e të drejtës për pjesëmarrje në zgjedhje nuk mund ta bëjë Komisioni Qendror Zgjedhor.