Të hënën ndërroi jetë një person nga fshati Prilepi Deçanit. Mësohet se i njëjti ishte duke u trajtuar gjatë të dielës për helmimin që dyshohet të jetë shkaktuar nga uji në Deçan. Vdekja e këtij qytetari po konsiderohet si e dyshimtë, andaj trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i […]
Kërkoi ndihmë për shkak të helmimit, policia e trajton të dyshimtë vdekjen e një deçanasi

Të hënën ndërroi jetë një person nga fshati Prilepi Deçanit.
Mësohet se i njëjti ishte duke u trajtuar gjatë të dielës për helmimin që dyshohet të jetë shkaktuar nga uji në Deçan.
Vdekja e këtij qytetari po konsiderohet si e dyshimtë, andaj trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Policia është informuar se në fshatin Prilep-Deçan një person e ka gjendjen e rëndë shëndetësore, pasi ka shkuar në atë lokacion personi i sëmurë me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe rreth orës 21:00, nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij”, tha ai.
Sipas Rugovës, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.











